Këngëtarja e mirënjohur kosovare Remzije Osmani, ka lansuar projektin e ri që mban titullin “Gruaja e Dëshmorit”, shkruan InLajmi.
Kënga është shoqëruar me një videoklip mjaft domethënës ku trajtohet një temë jashtëzakonisht prekëse për sakrificat e një gruaje të një dëshmori dhe për këtë arsye ajo vendosi që ta publikojë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Florent Maçkaj, Orkestrimin M&D Studio përkatësisht nga Driton Fazliu dhe Muhamet Selimi, ndërsa muzika është realizuar nga vetë këngëtarja./InLajmi/