Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes nga koronavirusi në vend, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK në raportin 24 orësh për gjendjen me pandeminë në vend.
Rastet e reja të vdekjes janë nga komunat: Gjakova me 3 raste, Prizreni me 3 raste, Ferizaj me 2 raste, një në Dragash, po ashtu edhe Klina Peja dhe Suhareka shënuan nga një rast të vdekjes nga koronavirusi.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar gjithsej 1.668 raste të vdekjes. /InLajmi/