4 shtëpi janë përfshirë nga flakët në lagjen Muzakaj të Beratit. Raportohet se babë e bir kanë humbur jetën.
Mësohet se zjarri ka nisur në njërën prej shtëpive në pronësi të Xhovan Vangjeli, ku si pasojë flakët janë përhapur në 2 banesat ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit,
“Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.”, njofton policia.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll, raporton Ora News.
Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, teksa po bëhet i mundur edhe nxjerrja e trupave të pajetë.