Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së e që ishte në listë me LDK-në, Jetlir Zyberaj, është ankuar në PZAP ku sipas tij i janë vjedhur votat nga zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjellë InLajmi.
Madje Zyberaj ka dërguar edhe fakte ku sipas tij dëshmohet vjedhja e votave të tij.
Mirëpo PZAP ia ka refuzuar ankesën këtij të fundit.
Ai ka theksuar se tani rruga e vetme i mbetet për këtë zgjidhje vetëm Prokuroria.
Tutje Zyberaj e ka quajtuar skandal mënyrën që sipas tij PZAP po legjitimon vjedhjen e votës.

Postimi i plotë i tij:
Ktu, tash shpresa ngelet vetem tek prokuroria.
PZAP-it nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit(personave) që vota nuk u figuron në formular.
Ky është skandal. PZAP po legjitimon vjedhjen e votës. /InLajmi/