Në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur aktiviteti “Marsho dhe çiklo” me qëllim të vetëdijesimit të grave rreth çiklizmit, raporton InLajmi
Në këtë marsh morën pjesë qytetarë së bashku me organizatorët e “Marakli t’Biçiklave”.
Donika Dabinovci dhe Driada Sopi organizatore në këtë marsh thanë që ky marsh është organizuar për nder të ditës së 8 marsit me qëllim që të mësohet më shumë për çiklizmin.
“Po sot kemi organizuar këtë marsh ku po marrin pjesë shumë pjesëmarrës, dhe që lidhet edhe me 8 marsin për ditën e gruas”,tha Dabinovci.
Në anën tjetër Driada, tha që ky marsh është organizuar që një javë në mënyrë që të mbahet me datën 8 mars.
“Po qe gati një javë kemi bërë përgatitjet dhe pikërisht për gratë që të dinë më shumë rreth çiklizmit”,tha organizatorja tjetër Driada. /InLajmi/
















