Gjatë ditës së hënë është marshuar për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përcjellë InLajmi.
Në marsh ka marrur pjesë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ku më pastaj ka thënë se Qeverisja do të jetë e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë dhe e përkrahin jetën dhe përvojat e grave.
Po ashtu tha se do të punojnë që kurrë të mos shtypen e vititen gratë.
Postimi i plotë i tij:
8 Marsi është dita ndërkombëtare e gruas. E të gjitha grave. Shënon përpjekjet që ende vazhdojnë por edhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht.
Sot e çdo ditë duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta. Barra shumë të mëdha u janë lënë grave. Ato jo vetëm e kanë emancipuar veten por tash prej tyre pritet edhe emancipimi i shoqërisë. Duhet ta bëjmë këtë bashkarisht dhe të ndajmë çdo përgjegjësi.
Qeverisja jonë do të jetë e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë dhe e përkrahin jetën dhe përvojat e grave.
Qofshin gra punëtore, të papuna, gra rome, të varfra, në kohën kur lindin, apo kur nuk duan të lindin, kur kërkojnë punë apo kur diskriminohen në punë. Prej punëve të shtëpisë e deri te përgjegjësitë institucionale, le ta bëjmë Kosovën më të barabartë.
Që kurrë më të mos vriten, shtypen a shfrytëzohen gratë. E, që beteja për barazi shoqërore ta nënkuptojë edhe atë për barazi gjinore.
Urime 8 Marsi, nga marshi paqësor në Prishtinë ku morëm pjesë në solidaritet. /InLajmi/