Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka falendëruar të gjithë ata të cilët kanë punuar sipas standardeve në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjellë InLajmi.
Ndërsa për manipuluesit Haradinaj ka thënë se i uron dënime meritore, ku poashtu fton organet të hetojnë parregullësitë.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra.
Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore.
Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.
Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta. /InLajmi/