Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti me rastin e ditës së gruas, ka bërë nënshkrimin e marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021-Masa 4, Faza e 2-të, raporton InLajmi
Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri, dhe duke uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtaret të Gruas, ka falënderuar ato për kontributin e pashembullt në familje e shoqëri.
“Është ditë kur shprehim mirënjohjen për kontributin e grave. Jemi përballë një situatë të vështirë të pandemisë dhe kemi parë që këto norma ndikojnë në jetën e grave dhe vajzave. Ky është kontribut i jashtëzakonshëm për ata që marrin këto shërbime brenda familjes. Pandemia ka ndikuar të bizneset e vogla dhe rrjedhimisht kanë pësuar më shumë nga kjo pandemi”.
“Ne kemi rivlersuar prioritet në kuadër të kapacitete për të mbështetur ekonominë dhe t’i targetojmë grupet e grave në biznes. Atëherë patëm ndarë 2 milion euro. Ne kemi siguruar vazhdimësinë e edukimit për 6 948 fëmijë. Institucionet tjera kanë ndihmuar gratë në biznes rreth 400 mijë euro ministrisë e Tregtisë”. /InLajmi/