Getuar Selimi, (themelues i grupit “Babastar”), i ftuar në emisionin NIN në Klan Kosova ka folur rreth karrierës dhe disa gjërave që deri më tani ishin sekrete për publikun, shkruan InLajmi.
Më saktësisht u pyet për disa përqarje që kishte në kuadër të grupit të tij.
“Nuk kam dashur të flas për gjërat e brendshme, por mund të them se unë kam qenë ai që asnjërit prej tyre nuk iu kam marrë asnjë cent, unë kam bërë për këta njerëz, ka fakte se kush i ka shkruar këngët e tyre. Pakënaqësitë kanë qenë mes njëri-tjetrit ”.
“Unë kam bërë punë, më iknin edhe nga studio, unë kam fjetur në studio. Problemi është se jam marrë me mish e shpirt me ta”.
Ai poashtu ka treguar për shkaqet e largimit të Ledrit nga “Babastar”
“Ledri u largua për çështje personale, kurse ne i kemi larguar prej çdo obligimi”./InLajmi/