Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” të hënën në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas, përcjellë InLajmi
Në marshin protestues të organizuar nga grupi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, morën pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.
Lidhur me këtë rast ka pasur reagim edhe nga bashkëpunëtorja e Albin Kurtit, Aida Dërguti, ku ka thënë “Patriarkët kundër patriarkatit”.
Ky marsh u organizua për të kundërshtuar dhunën ngaj gruas e cila konsiderohet që është shtuar që nga fillimi i pandemisë. /InLajmi/