Lideri i VV-së gjatë ditës së sotme në aktivitetin e mbajtur nga shoqatat e ndryshme në vend për nder të ditës ndërkombëtare të gruas ka dhënë një prononcim lidhur me pjesëmarrjen e gruas në kuvend, raporton InLajmi.
Kurti tha se Qeveria e ardhëshme nuk do të ketë numër më të vogël të femrave se sa ajo e vitit të kaluar.
“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë, ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020-të, më pak se 5 nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”, shtoi i njëjti teksa përmendi kuotën gjinore në Kuvend të Kosovës.
Po ashtu ai shtoi se në grupin e tyre parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore.
“Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore, populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve. 14 shkurti nuk kanë qenë një palë zgjedhje, kanë qenë referendum”, tha Kurti. /InLajmi/