Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe ish-ministrja, Vlora Citaku ka thënë se në periudhën sa ishte Ministre në Ministrinë për Integrim Evropian, në krye të zyres së saj kishte vendosur një fotografi me gratë shqipëtare që ishin frymëzim për të, përcjellë InLajmi.
Çitaku ka theksuar se lufta për barazi është duke vazhduar ende dhe se nuk ka filluar me ne.
Postimi i plotë i saj:
Sa isha Ministre në Ministrinë për Integrim Evropian, në krye të zyres sime pata vendosur fotografitë e grave shqiptare të cilat kanë qenë frymëzimi im, dhe falë sakrificës së të cilave unë pata nderin të ushtrojë funksione të rëndësishme publike.
Rrugëtimi i tyre ishte shumëfish më sfidues se i yni. E detyra jonë është që rruga drejtë sukesit të jetë më e lehtë për gjeneratat që vijnë pas nesh.
Të gjitha atyre grave që ndër shekuj shembën muret e paragjykimeve; të gjitha heroinave të cilave emrin nuk ua mësuam kurrë; sot e përjetë: Faleminderit. Lufta për barazi nuk ka filluar me ne. Lufta vazhdon. /InLajmi/