Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (Qika) ka mbajtur aksion simbolik në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, raporton InLajmi.
Organizatorët thanë se si pasojë e krizës që solli koronavirusi, pozita e grave është vështirësuar dukshëm.
Sipas tyre të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës.
Ndërsa një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë.
Dhe kjo sipas organizatës shihet si padrejtësi për “punët e grave”. /InLajmi/