Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë, përcjellë InLajmi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh mbi situatën me pandeminë nga IKSHPK.
Në komunat si Gjilani, Mitrovica dhe Prishtina, janë raportuar nga 2 raste të vdekjes nga koronavirusi sipas njoftimit të IKSHPK-së.
Ndërkaq nga një rast janë shënuar në qytetin e Ferizajt, Istogut dhe në atë të Vitisë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç)”, thuhet ne njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vend janë shënuar gjithses 1.649 raste të vdekjes nga koronavirusi./InLajmi/