Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhënë lamtumirën përmes një shkrimi, profesorit Zejnullah Gruda, përcjellë InLajmi.
Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve.
Postimi i plotë i saj:
Lamtumirë Profesor!
Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.
Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor./InLajmi/