Një polic është kërcënuar nëpërmjet mesazheve në rrjetin social “Facebook” nga një person i cili është me banim të përkohshëm jashtë vendit, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku theksohet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Istog 05.03.2021-15:59. Ankuesi mashkull kosovar -zyrtar policor ka raportuar se në rrjetin social-facebook ka vërejtur mesazh kërcënues nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ndodhet jashtë vendit me banim të përkohshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së./InLajmi/