Në Koosvë aktualisht në vend janë 9.175 persona me virusin COVID-19 aktiv, sipas IKSHPK-së, përrcjellë InLajmi.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 72.500 persona, nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Ndërsa, deri me sot kanë humbur jetën 1.640 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, ka njoftuar dje IKSHPK/InLajmi/