Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda, përcjellë InLajmi
Muhaxheri tha se Gruda ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike.
Postimi i plotë i tij:
Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike. Ngushëllimet i përcjell edhe tek të afërmit e tjerë, miqtë, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë. I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Gruda! /InLajmi/