Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me flamurin e Serbisë që është vendosur në Lapna Sellë, jo më larg se 8 kilometra nga Prishtina, përcjellë InLajmi.
Koci tha se gjithkund ishin mbishkrimet që tregojnë që është spital i Serbisë, duke shtuar se sipas një pacienti që priste rend, edhe pagat e mjekëve vijnë prej atje.
Postimi i plotë i tij:
Mund ta kuptoj disi që Republika e Serbisë kujdeset për serbet e Kosovës.
Por, assesi nuk mund ta kuptoj se si është e mundur në Lapna Sellë (Lapje Selo), 8 km prej Prishtinës, valon flamuri i Serbisë në spital publik.
Gjithkund ishin mbishkrimet që tregojnë që është spital i Serbisë. Sipas një pacienti që priste rend, edhe pagat e mjekëve vijnë prej atje. E papranueshme! A kemi shtet, a kemi kemi organe të rendit? /InLajmi/