Policia e Kosovës ka njoftuar se një femer ka raportuar tek këta të fundit, pasi që në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar, përcjellë InLajmi.
Tutje është bërë e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Vdekje e dyshimtë-Rr. 22-Maj, Vushtrri 05.03.2021-11:17. Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, ka bërë të ditur Policia.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”, ka bërë të ditur Policia./InLajmi/