Vjosa Osmani mori pjesë në Ekspozitë për të nderuar 59 të rënët në Prekaz. Kjo ekspozitë është realizuar me fotografi që janë shkrepur nga 7 fotografë të ndryshëm, raporton InLajmi.
“Jemi këtu shkaku asaj që ndodhi 23 vjet me parë. Ekspozita e sotme është për të nderuar 59 të rënët në Prekaz. Nëprmjet syrit të shtatë fotografëve. Secila fotografi ka një mesazh”
Osmani theksoi se rruga deri te liria nuk ishte e lehtë dhe se nuk ka asgjë më të çmuar se kujtesa historike.
S’ka asgjë më të çmuar se kujtesa historike”,tha tutje ajo.
Ajo nuk la pa përmendur edhe fatin e të pagjeturëve për të cilët duhet të punojmë në zbardhjen e fatit të tyre.
Rruga që e kemi kaluar nuk ishte e lehtë. Përjetuam vrasje e dhunimet dhe ende jetojmë me pengun e akoma të pagjeturëve për të cilët nuk duhet të ndalemi derisa të zbardhet fati i tyre”,tha ajo.“ /InLajmi/