Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka bërë homazhe pranë varreve të familjes Jashari në ditën e 2-të të Epopesë së UÇK-së, raporton InLajmi.
Hoti i shoqëruar nga zyrtarë të LDK-së, i cili tha se sakrificën e kësaj familje është jashtëzakonshme.
Ai shtoi se me këtë rast se po qëndron në Prekaz për të treguar respektin e Qeverisë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për sakrificën e familjes Jashari.
“Për të treguar respektin tonë, të Qeverisë, të popullit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur që kalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vet”, tha ai.