Kryetari i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ditën e 2-të të Epopesë së UÇK-së ka bërë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, përcjellë InLajmi
Limaj ndër të tjera ka theksuar se ka pasur gjithmonë përpjekje për të zbehur pastërtinë e luftë për liri, por sa do që të ketë sulme asgjë nuk mund ta zbehë luftën dhe krenarin çlirimtare.
“Shenja e një komb që është në rrugën e drejtë është simbolika e mirënjohjes. Një popull që nuk ka mirënjohje për të kaluarën e vet, ai rrezikon të ardhmen. Ai shtet ka telashe me ndërtimin e së ardhmes së vet. Më shumë se kurrë lufta çlirimtare e udhëhequr nga komandanti legjendar, e me mijëra ushtarëve i është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm për të zbehur pastërtinë e luftës. Sa do sulme të qofshin asgjë nuk mund ta zbehë luftën dhe krenarin çlirimtare”, /InLajmi/.