• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 23 May, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

A do të ketë Kosova këtë vit liberalizim të vizave?!

V E nga V E
6 March 2021
në KRYESORE
0 0
0
A do të ketë Kosova këtë vit liberalizim të vizave?!
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen spektik se këtë vit Kosova do të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, pasi ata po konsiderojnë pengesë mos definimin e marrëdhënieve Kosovë-BE në aspektin kontraktual , si dhe mungesën e luftës kundër korrupsionit.

Lidhur me deklarimet e fundit të zyrtarëve të BE-së ku sipas tyre Kosova duhet të bëjë vetë përpjekje për njohje dhe liberalizim vizash, e ku madje disa shtete të saj po e kontestojnë mundësinë që Kosova është e gatshme për liberalizim vizash, Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane(EPIK), në një intervistë për Ekonomia Online i konsideron këto deklarata si qëndrime konsistente, e madje sipas tij Kosova nuk ka shënuar progres në këtë drejtim.

“Por këto janë qëndrime konsistence, disa vende anëtare tashmë një kohë të gjatë, në veçanti shteti sikur Franca e cila tani më edhe zyrtarisht ka konfirmuar që nuk konsideron se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave, me theks të veçantë në çështjen e sundimit të ligjit, respektivisht luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, dhe në këtë drejtim shtetet sikur Franca thonë që kanë kaluar pesë vite, prej kur Kosovës i kemi kërkuar progres në këtë fushë dhe pas pesë viteve kemi ende zero raste në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, dhe jo vetëm që nuk kemi shënuar progres por kemi shënuar regres”, tha Shasha.

Tutje ai thekson që faji kryesor për mos liberalizim vizash i takon institucioneve të Kosovës, sepse kanë pasur një mundësi të mirë në vitin 2016 që të përfitojnë së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

“Patjetër, fillimisht duhet thënë që faji për mos liberalizim të vizave i takon institucioneve të Kosovës, sepse BE-ja ja ka hapur derën Kosovës që të përfitojë nga liberalizimi i vizave në vitin 2016, dhe që atëherë Kosova e ka pasur mundësinë e artë, që së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë të përfitojë nga liberalizmi i vizave, dhe ato dy shtete përfituan ne mbetëm mbrapa, për fajin tonë sepse në mes thyerjes dhe izolimit për qytetarët e Kosovës dhe një çështje sikur demarkacioni ne zgjedhëm demarkacionin. Dhe tani prej vitit në vit gjërat po bëhen më komplekse, vitin e kaluar dhe tash kemi pandeminë dhe në këtë kontekst është shumë e vështirë të imagjinosh se në një mjedis ku Gjermania po rivendos kufijtë me Austrinë, dhe Çekinë, është vështirë të mendosh që tash do hap me një vend të tretë siç̧ është Kosova. Prandaj konsideroj që në këtë drejtim sa i përket këtij viti nuk duhet pasur shpresa se do ketë ndonjë progres”, thekson ai.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike, Afrim Hoti në një intervistë për Ekonomia Online tha që procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur pasi që marrëdhënia Kosovë-BE nuk është definuar në kontekstin kontraktual.

“Definitivisht procesi po bëhet i bezdisshëm, dhe në pika të caktuara këtu e kam fjalën kryesisht për Bashkimin Evropian, ku po humbet kredibiliteti për faktin që Kosova në mënyrë të vazhdueshme është përballë me kushte e parakushte të tjera ndërkohë që asnjëherë nuk ka marrë rezultatin që ka merituar. Mbi këtë bazë jemi i vetmi vend që sot as nuk kemi raporte kontraktuale dhe as nuk kemi raporte të qartësuara me BE-në, që praktikisht këto janë argumente që po e përmbyllin në fakt atë proces që ne po i themi dialog. Është definitivisht e rrugës dhe është e dëshirueshme që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur, për faktin që kemi një administratë të re në ShBA, dhe kemi një qeveri të re në Kosovë”, tha Hoti.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Shasha tha se është krijuar një mjedis pozitiv sa i përket dialogut, pasi tani ka një bashkërendim në mes ShBA-së dhe BE-së për këtë çështje.

“Tani sa i përket dialogut është krijuar një mjedis më pozitiv për avancimin e dialogut krahasuar me një vit më parë ose dy vite më parë. Kjo krejt për dy arsye, e para se po shohim një bashëkrendim, çdoherë e më të madh nga SHBA-të dhe BE-ja. Dhe e dyta, Matheë Palmer, përfaqësuesi i veç̧antë i departamentit të shtetit për Ballkanin përëndimor, pak ditë pas deklaratës së presidentit Biden, e përsëriti të njëjtin mesazh por në një nivel më të Ballkanit Perëndimor dhe tha se ShBA-ja e mbështet dialogun. Dhe kemi një arsye tjetër sepse për herë të parë do kemi një kryeministër i cili do gëzojë legjitimitet të plotë dhe të paprecedentë, dhe kjo do rritë legjitimitetin e tij”, u shpreh tutje Shasha.

Ndërsa, Hoti tha që në procesin e dialogut ka ardhur koha që Kosova të përfitojë diç̧ka nga ky drejtim sepse ka qenë një proces i dhimbshëm për vendin.

“Janë ndërrmarë veprime dhe hapa të tjerë këtu e kam fjalën për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dorëheqjet e tyre, pra nuk kanë qenë procese krejtësisht i padhembshëm dhe nëse Kosova ka qenë e aftë ose ka treguar gatishmëri që të ecet në këtë drejtim, definitivisht ka ardhur koha që ajo të përfitojë diç̧ka dhe përfitimi i saj do të ishte përmbyllja e bisedimeve dhe njohja reciproke me Serbinë”, theksoi ai.

Hoti tutje thotë që shumë pak janë gjasat që Kosova të marrë statusin e vendit, kandidatë për anëtarësim në BE, madje thotë që do ta ketë shumë të vështirë arritjen e këtij statusi, sepse nuk ka raporte të qarta me BE-në.

“Shumë pak e besueshme për faktin që fatkeqësisht Kosova ende nuk ka raporte të qarta me BE-në, pesë vendet e saj nuk njohin shtetësinë juridike të Kosovës dhe mbi këtë bazë është pothuajse e pamundur të paktën në kuptimin formal që të merret statusi i vendit kandidat, sepse ky status u takon vetëm shteteve të pavarura dhe që janë të njohura ndërkombtarisht kur dihet fakti që ky status duhet të miratohet në parlamentet kombëtare dhe atëherë e shoh si pengesë formale që të paktën para marrëveshjes me Republikën e Serbisë dhe para njohjes reciproke Kosova do ta ketë të vështirë që të merr statusin e vendit kandidat”, u shpreh tutje Hoti.

Si përfundim Hoti tha që rrezikohet humbja e milionave nga fondet e IPAS-së, si pasojë e mos zbatimit të MSA-së..

“Definitivisht po MSA-ja është storie në vete dhe pavarësisht këtyre proceseve të tjera politike duhet të merret shumë seriozisht sepse dhe përkundër statusit politik Kosovës megjithatë i është trasuar një rrugë e veç̧antë e ecjes përpara. Përfitimet e deritashme kanë qenë vërtëtë minore, dhe kjo ka ardhur si pasojë e qeverisjeve të brishta që kemi pasur kohëve të fundit dhe agjendën evropiane që kohë pas kohë është lënë pas dore”, përfundoi Hoti.

Tags: Afrim HotiBEDemush ShashaLiberalizimi i vizave
Postimi i mëparshëm

Ish-ushtarët e UÇK-së: Kërkojmë drejtësi për luftën e pastër që kemi bërë

Postimi tjetër

Afër 9000 raste aktive me koronavirus në Kosovë, apelohet për kujdes!

Të ngjajshme Postime

Natyra Kuçi e PSD-së konfirmon se do të garojë për kryetare të Deçanit
KRYESORE

Natyra Kuçi e PSD-së konfirmon se do të garojë për kryetare të Deçanit

22 May 2025
“Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend
KRYESORE

“Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend

22 May 2025
“Limaj ndihmoi AAK-në të kalojë pragun” – Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Po serviloset pas 20 vjetësh akuza
KRYESORE

“Limaj ndihmoi AAK-në të kalojë pragun” – Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Po serviloset pas 20 vjetësh akuza

22 May 2025
“E papranueshme, distancohemi” – Haxhiu kritikon zv.ministrin Vokrri për deklaratën skandaloze kundër BE-së
KRYESORE

“E papranueshme, distancohemi” – Haxhiu kritikon zv.ministrin Vokrri për deklaratën skandaloze kundër BE-së

22 May 2025
Berisha: Vardisja e Kurtit, me sherr – për 20 vjet e ka ofenduar Limajn tash e bëri “Çelik”
KRYESORE

Berisha: Vardisja e Kurtit, me sherr – për 20 vjet e ka ofenduar Limajn tash e bëri “Çelik”

22 May 2025
Kallas: Linjëzimi i politikës së Serbisë me atë të BE-së përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën
KRYESORE

Kallas: Linjëzimi i politikës së Serbisë me atë të BE-së përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën

22 May 2025
Postimi tjetër
Mbi 8000 kosovarë u shëruan nga koronavirusi

Afër 9000 raste aktive me koronavirus në Kosovë, apelohet për kujdes!

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 23 maj ndër vite?!

23 May 2025
Bukë Misri me vaj ulliri – Receta me butësinë dhe aromën më të mirë

Bukë Misri me vaj ulliri – Receta me butësinë dhe aromën më të mirë

23 May 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Pritet të jetë dita më e ngrohtë e kësaj jave, temperatura maksimale 26 gradë celsius

23 May 2025
“Efekti i rimëkëmbjes”: lehtësimi i dhimbjes së një dashurie të vjetër

“Efekti i rimëkëmbjes”: lehtësimi i dhimbjes së një dashurie të vjetër

23 May 2025
Fituesi i Eurovisionit dëshiron përjashtimin e Izraelit nga gara

Fituesi i Eurovisionit dëshiron përjashtimin e Izraelit nga gara

23 May 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Policia: Rasti i rrëmbimit i së miturës në Fushë Kosovë që u lirua pas një ore ka rezultuar të jetë kallëzim i rremë

23 May 2025
Natyra Kuçi e PSD-së konfirmon se do të garojë për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi e PSD-së konfirmon se do të garojë për kryetare të Deçanit

22 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu