Ministria e Shëndetësisë gjatë të premtes ka prezantuar fushatën “Bashkë kundër Covidit”, raporton InLajmi.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, me këtë rast tha se lansimi i kësaj fushate është dëshmi e përkushtimit të përbashkët që synim është ruajtja e shëndetit publik.
Zemaj madje është shprehur i bindur se vaksina anti-Covid do të vijë shumë shpejt në Kosovë, për çka ka bërë thirrje për respektim të masave.
“Një vit ballafaqim me pandeminë na ka shkaktuar humbje, por na ka bërë më të organizuar pavarësisht barrës së rëndë shëndetësore”.
“Sot shpresat janë më të mëdha se dje. Për të luftuar për jetën e secilit pacientë. Fushata kundër Covid-19 është dëshmi e këtij përkushtimi në uljen e infeksionit”.“Do të ngris nivelin e njohurive të popullatës tonë ku do të vijë edhe vaksina shumë shpejt. Prandaj le ta marrim këtë moment shtesë në luftën e gjatë kundër pandemisë sepse është ende në mesin tonë. Të vazhdojmë së bashku kundër Covid-19”. /InLajmi/