Në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë ka ndodhur një therrje me thikë ndaj një personi, përcjellë InLajmi.
Lajmin për gazetetën InLajmi e nka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar.
“Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti./InLajmi/