Kryetarja e Unionit Social Demokrat Dude Balje ka dërguar ankesë në PZAP lidhur me dyshimin për keqperdorimin e votave nga Lista Serbe, raporton InLajmi.
Balje tha se do të anëkohet edhe në Gjykatën Supreme nëse drejtësia nuk vihet në vend.
“Na tash kemi dorëzuar në PZAP, për gjëra që kemi të drejtë, në emër të komunitet boshnjak dhe komunitetet tera, jemi duke pritur rezultatet dhe jemi të sigurt që drejtësia do të shkojë në vend. Ne do shkojmë deri në Gjykatën Supreme, kur kërkojmë anulimin e votave serbe që kanë votuar për partinë boshnjake”, tha ajo.
Ankesë në PZAP ka dërguar gjithashtu edhe Veton Berisha, kryetar i partis liberale Egjiptiane lidhur me këtë proces, duke theksuar se ka fakte që votat e tyre janë manipuluar nga Lista Serbe.
“Sot jemi duke kryer obligimin tonë ligjor, kemi dorëzuar ankesën e pesë partive, unë në krye të partisë liberale, jemi duke ushtruar të drejtën tonë ligjore, dhe jemi duke ankimu iniciativën rome që pretendojmë që ka marrë vota nga ne”.
“Dy të zgjedhurit nga lista janë të zgjedhur nga komuniteti serb dhe me këtë rast kemi fakte të dorëzuara në PZAP, dhe jemi të bindur që do parandalohet një e keqe më e madhe e Kosovës”./InLajmi/