Sot u mbajt manifestimi qëndror për nderë të 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Parada e FSK-së”, raporton InLajmi.
Ushtruesja e detyrës së presodentës Vjosa Osmani rikujton marsin e vitit 1998 pra 23 vite më parë kur Komandanti Legjendar Adem Jashari përcolli mesazhin se liria nuk ka kompromis.
Osmani thotë se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit dhe që synim kryesorë është anëtarësimi në NATO.
“Në këtë betejë mbijetoi Besarta si një ogur se pas gjithë këtyre rënieve jeta në familjen Jashari vazhdon”.
“Ai e deshi lirinë e vendit pa asnjë kusht. E kemi dhënë çka do të ndodhë tanë së bashku do të japim jetën ishte ndër xhirimet e pakta e ikonës së luftës”.
“Në 23-vjetorin e epopesë brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit”, tha ajo.
“Familja Jashari luftoi për mbrojtur Prekazin dhe gjithë Kosovën. Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të sjellin heronj të mëdhenj. Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik për vendin tonë”. /InLajmi/.