Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj sot ka vizituar Prekazin historik së bashku me anëtarët e tjerë të AAK-së, ku gjatë vizitës tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme për shumë aspektë të vendit shkruan InLajmi.
“Jemi në vendin e shenjtë në Prekaz ku pushojnë heronjtë tanë , baca Shaban, komandanti Adem Jashari dhe amtarë të familjes Jashari.
Një ditë që është më rëndësi jo vetëm për familjen Jashari , por besoj për shumë proces të mëdha të këtij rajoni të bindur se duke ecë rrugës tyre do ta arrijmë lirinë e plotë dhe ta forcojmë Kosovën. Lavdi heronjve tanë” ka thënë Haradinaj. /InLajmi/