Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot ishte i pranishëm në Epopenë e UÇK-së, përcjellë InLajmi
Ai thekson që Ushtria Çlirimtare e Kosovës po forcohet çdo ditë e më shumë duke u bazuar në trashegiminë e brezave të tërë ku çdoherë kombi,mirëqenia dhe liria u vënë si parime primare.
Kështu të gjitha këto merita janë falë e frymës atdhetare të heronjve tanë.
Postimi i plotë i tij:
Ushtria jonë po forcohet çdo ditë, aleate me NATO-n, në mbështetje të paqes në rajon e botë, falë frymës atdhetare që paraqet Epopeja e UÇK-së, Lufta Çlirimtare dhe trashëgimia nga brezat e tërë që kombin, lirinë dhe mirëqenien e tij, e vendosën para vetvetes. /InLajmi/