Richard Grenell, ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ia ka përmendur sot sërish Bashkimit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjellë InLajmi
Grenell ka thënë se Brukseli duhet të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të japë vizat.
Ai tha se Merkel i kishte thënë atij direkt që është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë .
“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë mua direkt që është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo ma ka thënë në vitin 2019, shkroi Grenell. /InLajmi/