Disa majmunë në një kopsht zoologjik marrin vaksinën eksperimentale anti-Covid
Disa majmunëve të mëdhenj në kopshtin zoologjik të San Diego iu është dhënë një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit, e krijuar për kafshët. Ky vaksinim erdhi pas një shpërthimi të koronavirusit mes disa gorillave në këtë kopsht. 4 orangutanë dhe 5 bonobo morën nga 2 doza të Zoetisit, firmë farmaceutike veterinare.Gorillat në këtë kopsht zoologjik u bën majmunët e parë në botë që u infektuan me koronavirus, shkruan BBC.
Ato rezultuan pozitivë në janar të këtij viti ndërsa janë duke u trajtuar, transmeton EO.Zyrtarë nga një organizatë për kafshët në San Diego kanë thënë se koronavirusi është shqetësues ndaj majmunëve, duke shtuar se vaksina është e domosdoshme.