Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka falenderuar të gjith qytetarët e Kosovës për besimin e dhënën në zgjedhjet e fundit me ç’rast është votuar me gjithësej 10.403 vota shkruan InLajmi.
Si rrjedhojë, aktorja është bërë për her të parë deputete e Kuvendit të Kosovës kun në rrjetin e sajë social “Facebook” ka theksuar se akoma më të lumtur e bën fakti që pothuajëse 1/3 e kësaj legjislature përbëhet nga gjinia femërore.
Postimi i plotë i sajë:
“Përveç që e ndjej obligim moral t’ju falenderoj secilën e secilin për besimin që ma keni dhënë, më shumë se gjithçka më gëzon fakti që keni zgjedhur që 1/3-ta e ulëseve në Parlament, me qenë e mbushur me GRA!
Gjeneratat tona dikur kanë ëndërru me qenë të lirë, ta flasin gjuhën e nënës kudo, të shkollohen nga mësues e profesorë (burra e gra) në gjuhën shqipe.
Krejt këto ëndrra e shumë të tjera, sot për fat janë realitet.
Tash veç duhemi t’i ndërtojmë fuqishëm, t’i ngrisim në nivelin që i meritojmë dhe të punojmë pikërisht ashtu siç kemi ëndërru.
Prej sot, nga të gjithë pres BASHKËPUNIM.
Populli e deshmoi rëndësinë dhe fuqinë e vetë në këto zgjedhje, ashtu siç ka ditur ta dëshmojë edhe në epoka të tjera, sa të vështira, aq edhe të errëta dikur për ne.
Mos e kurseni asnjërin deputet (duke m’perfshi edhe mu), por t’i diskutojmë problemet dhe ngecjet e secilit proces. Mos e ëndërroni më Kosovën, po bashkë ta ndertojmë e t’jetojmë t’lumtur në realitet.
Kosova është e secilit prej nesh!
Trajtojeni vendin sikur ta keni shtëpinë tuaj, njerëzit e këtij vendi konsideroni si familjen e shoqërinë tuaj. Kujdesuni për gjithçka si me qenë oborri i shtëpisë. Mos heshtni para padrejtësive, shantazheve apo kërcënimeve.
Mos e lejoni askë të vendos per ju.
VETËVENDOSJA ju ka bindur që kur do populli vendos vetë!” /InLajmi/