Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë katergorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përcjellë InLajmi.
Me kategorizimite të ri, nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë këto 14 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.
Në zonën e verdhë janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.
Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu./InLajmi/