Zyrtari për informim në Divizionin për Komunikim Publik në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ismet Osdautaj ka ndërruar sot jetë.
Lajmin është bërë i ditur nga zyrtarja e kësaj ministrie, Besa Bytyqi
“Isa na iku. Plot 12 vjet punë në një zyrë me të, e kemi ndarë të mirën e të keqen dhe që në këto momente s’po më vjen asnjë fjalë që e përshkruan mjaftueshëm këtë burrë plot vlera. Ismet Osdautaj, të pushoftë në paqen e pasosur ai shpirt i madh”, ka shkruar ajo në Facebook.