Federata shqiptare ne SHBA “Vatra” ka thënë se do ta përkrahin Albin Kurtin lidhur me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem përcjell InLajmi
Sipas tyre nuk ka pse të ketë frikë nga kundërshtimet e ashpra të Turqisë, Plestinës, Lidhjes Arabe apo edhe Bashkimit Evropian.
Vatra thekson se shteti i Kosovës nuk ka më kohë të eksperimentoj me tërheqjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Ëashington nën kujdesin e ish Presidentit Amerikan Donald Trump dhe të nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin më 1 shkurt 2021.
“Bashkimi Evropian ka pas mjaftueshëm kohë për ta ndihmuar Kosovën në integrimin e saj, por ka zgjedhur izolimin e shtetit të ri, duke mos e lejuar as të udhëtojnë në Evropë qytetarët e Kosovës, siç ka bërë me agresorin e Kosovës, Serbinë, e përkëdhelura e Brukselit”.
Sipas “Vatra” nuk është e nevojshme që Kurti të bëj vonesa lidhur me këtë qështje, megjithëse I kupton lëvizjet e tij lidhur me përballjen me presionin e BE-së. /InLajmi/