Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se të paktën dhjetë ushtarë turk, përfshirë një oficer i lartë, janë martirizuar dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e helikopterit ushtarak të rrëzuar në Turqinë lindore.
“Numri i martirëve tanë është rritur në 11. Shpresojmë në mëshirën e Allahut për martirët tanë dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre të çmuara”, tha ministria turke.
Më herët, ministria turke njoftoi se dhjetë ushtarë u martirizuan dhe tre mbetën të plagosur në rrëzimin e helikopterit ushtarak në provincën Bitlis.
Më vonë, një nga ushtarët e plagosur iu nënshtrua plagëve të tij.
Kontakti me helikopterin ushtarak të tipit ‘Cougar’, i cili u ngrit në orën 1:55 pasdite nga provinca lindore Bingol në rrethin Tatvan, u ndërpre në orën 2:25 pasdite.
“Po zhvillohen përpjekje për transferimin e personelit tonë të plagosur në spital”, tha ministria turke.
Kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste të Turqisë (MHP), Devlet Bahçeli, në rrjetet sociale njoftoi se komandanti i Korpusit të 8-të, gjeneral-lejtënant, Osman Erbaş, është midis martirëve.
Bahçeli shprehu ngushëllime për familjet e martirëve, kombin turk dhe Forcat e Armatosura Turke për rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit ushtarak.
Ngushëllime nga krerët e shtetit pas rrëzimit të helikopterit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar mëshirën e Allahut për ushtarët e martirizuar dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e tyre dhe Forcat e Armatosura Turke.
Presidenti Erdoğan u informua nga ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, pas rrëzimit.
Në llogarinë e tij në twitter, edhe zv/presidenti Fuat Oktay shprehu ngushëllime për familjet e ushtarëve të martirizuar.
“Dhimbja e ushtarëve tanë heroikë që u martirizuan na kanë shuar zemrat tona. Uroj mëshirë nga Allahu për martirët tanë dhe shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, shkroi Oktay.
Po ashtu edhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın, po ashtu ngushëlloi familjet e viktimave nga rrëzimi i helikopterit.
“Uroj mëshirën e Allahut për nëntë ushtarët tanë që u martirizuan dhe durim për familjet e tyre në pikëllim. Uroj shërim të shpejtë katër ushtarëve tanë të plagosur. Dhimbja jonë është e madhe”, shkroi Kalın në rrjetet sociale.
Drejtori i Komunikimit, Fahrettin Altun, po ashtu përcolli ngushëllimet e tij dhe uroi mëshirën e Allahut për martirët, si dhe shërim të shpejtë për të plagosurit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lideri i opozitës kryesore, Partisë Republika Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, tha: “Uroj mëshirën e Allahut për ushtarët tanë që u martirizuan si rezultat i rrëzimit të helikopterit ushtarak, ngushëllimet e mia dhe durimin për familjet dhe të afërmit e tyre, si dhe shërim të shpejtë për ushtarët tanë të plagosur”