Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur me 14 shkurt.
Pasditen e së ditës së djeshme përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare.
“KQZ-ja do t’i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elez, duke e cilësuar si “rekorde” kohën e numërimit të votave.
Pas shpalljes zyrtare, partitë apo kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe
Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP-së, ankesa mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.
Ankesat eventuale mund të shtyjnë edhe më tej certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, proces ky që i hap rrugën afatit të ri ligjor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Ky proces është formal dhe nuk pritet që të ketë vonesa dhe përbërja e re parlamentare mund të konstituohet brenda muajit mars.
Kjo do të jetë legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe bazuar në projeksionet aktuale, Lëvizja
Vetëvendosje do të ketë më shumë se 57 deputetë, duke shënuar rekord të numrit të deputetëve në historinë parlamentare të Kosovës.
Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia