Një zyrtar i policisë së Kosovës në Dragash ka plagosur dy persona si pasojë e një mosmarrëveshje. Sipas Policisë kjo ka ndodhur për shkak të një mos marrëveshje që kanë pasur mes vete Polici dhe dy qytetarët.
Lajmin për Metron e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
“Po rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshje që ka pasur ka plagosur me armë dy qytetarë, është zyrtar policor i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.”, tha Osmanollaj.
“Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.”, tha Osmanollaj për Metron.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren ka thënë se ende nuk dihet nëse kjo vepër është kryer me armë zyrtare.
“Ende nuk kemi informatë, por jemi në vendin e ngjarjes por dyshohet se krimi është kryer me armën zyrtare”, tha ai.