Mbrëmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan InLajmi.
Kështu gjatë ditës së sotme janë publikuar të gjitha listat e kandidatëve për deputetë.
Sipas këtyre listave Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë gjithsej 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, më e votuara e kësaj partie me gjithsej 6.804 vota është kandidatja Time Kadrijaj./InLajmi/