Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka inspektuar mishtoret në Prizren me ç’rast ka konfiskuar një sasi mishi që nuk i ka plotësuar kushtet për tregtim shkruan Gazeta Express.
Zëdhënësi i Agjensis së Ushqimit dhe Veterinarisë Lamir Thaçi se mishi do të asgjësohet gjatë ditëve në vazhdim.
Postimi i plotë i tij:
“Në një koordinim të plotë të inspektorëve veterinarë të AUV-së dhe inspektorëve lokal të komunës se Prizrenit u inspektuan të gjitha mishtoret ne ketë qyetet. Ne secilin rast ku inspektorët hasen në mish dhe produkte mishi pa dokumentacion, i njëjti u ndalua për qarkullim (konfiskua) dhe do të asgjësohet ne ditët ne vazhdim”/InLajmi/