Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka takuar ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval, përcjellë InLajmi.
Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për nevojën e formimit të shpejtë të institucioneve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Prita sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj.Pia Stjernval.
Diskutuam për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja.
Falënderova ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shtetev. /InLajmi/