Arban Abrashi, Ministër në detyrë i Infrasatrukturës dhe njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit, shkruan InLajmi.
Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja doli si parti e tretë me 13%, rezultat ky i cili Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’i sigurojë 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Nga anëtarët e Qeverisë në detyrë, ulëset në Kuvend i kanë siguruar kryeministri Abvdullah Hoti, zv.kryeministri Driton Selmanaj dhe ministrat Anton Quni, Agim Veliu, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa dhe Vlora Dumoshi. /InLajmi/