Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në orën 11:00 do të mbahet takimi i radhës i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situates në luftimin e koronavirusit, përcjellë InLajmi
Përmes një komunikate drejtuar mediave, kjo ministri ka bërë dije se takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
“Nën kryesimin e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, sot mbahet takimi i radhës i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19. Takimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P-38, duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftim. /InLajmi/