IKSHPK njofton se janë shënuar 591 raste të reja me koronavirus dhe 386 të shëruar brenda 24 orëve në Kosovë, përcjellë InLajmi
Ndërkaq sipas IKSHPK-së njoftohet se brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes nga koronavirusi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat 2 raste në Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti nga një rast për komuna.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve të vdekjes nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë e deri më tani shkon në 1.627 raste t. /InLajmi/