Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për zhvillimet e fundit në LDK pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe situatën brenda partisë si dhe Vjosa Osmanin.
Muhaxheri ka thënë se mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka qenë shumë i qartë.
“Unë besoj qe mesazhi i qytetarëve ne këto zgjedhje është shumë i qarte, dhe ata që nuk e lexojnë qarte këtë mesazh nuk kanë kuptuar kurrgjë. Unë besoj se të gjitha strukturat prej Kryetarit e teposhte e kanë kuptuar qarte këtë mesazh, dhe do te reflektojnë karshi asaj apo mesazhit që ka thënë elektorati i LDK-ës. Ai elektorat po kërkon ndryshime, ai ndryshim duhet me ardh, me njerëz te ri e forca te reja.”
Ndërsa ka folur edhe për ish-bashkëpartiaken e saj, Vjosa Osmani, e cila ka qenë kandidate për presidente e listës së VV-së.
“E kom pas kolege, besoj që mundet me kry rolin e Presidentes, te shohim qysh e bjen jeta në realitet, sa ka me qenë efikase në menaxhimin e institucioneve kryesore të shtetit.”, ka thënë ai për Radio 1.