Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora, përcjellë InLajmi.
Deri më tani janë numëruar 14.133 vota nga rreth 56.910 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 17:30) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 10.322 vota
LDK – 1.271 vota

PDK – 1.241 vota
AAK – 674 vota
NISMA – 62 vota
QNR po ashtu sot ka përfunduar numërimin 29.940 votave me kusht./InLajmi/