Kryetari i Aleances për Ardhmerinë e Kosovës Ramush Haradinaj, përkujtoi 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, përcjell InLajmi.
Haradinaj me këtë rast u bëri thirrje shqiptarëve që t’i qëndrojnë mbrapa mesazhit të Skenderbeut , mesazh ky i cili ka të bëj me domosdoshmërinë e bashkimit të shqiptarëve .
Kujtojmë se Lidhja e Lezhes ishte Aleancë Ushtarake, që u themelua në Lezhë më 2 mars të vitit 1444 me
Skenderbeun si prijës krahinor arbëror dhe zetas të bashkuar kundër Perandoris Osmane.
Kuvendi I Lezhes çmohet si pika e nisjes në krijimin e një shteti shqiptar.
Postimi i plotë i tij:
Besëlidhja e Lezhës përçoi në shekuj domosdoshmërinë e bashkimit të shqiptarëve.
Edhe sot, në 577-vjetorin e saj, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij. /InLajmi/