Këtë të marte përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osamni, raporton InLajmi
Ndërkaq ditën e djeshme ai ka takuar kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Pas takimit me Kurti, Lajçak nuk ka folur për medie, përderisa Kurti ka thënë se ai ka bërë të qartë qëndrimin e tij karshi dialogut dhe rëndësisë së këtij procesi për vendin. Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe më ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj./InLajmi/