Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të hënën në mesnatë procesin e numërimit të votave me kusht, raporton InLajmi
Sipas KQZ-së vota me kusht kanë qenë 31.500 vota me kusht dhe rreth 2.800 vota të personave me nevoja të veçanta.
Valmir Elezi nga KQZ ka thënë se janë 56 610 zarfe me fletëvotime nga jashtët vendit.
“Janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen këtu në QNR. Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, tha Elezi në konferencë për medie./InLajmi/